Kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken u takua në Uashington me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare dhe rindërtimin në Gaza, Sigrid Kaag.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.
Sekretari Blinken dhe koordinatori Kaag zhvilluan diskutime mbi nevojën për të vazhduar rritjen e ndihmës humanitare për Gazën, por edhe punën e vazhdueshme për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë që kanë penguar dhënien e ndihmës brenda Rripit', sipas La Repubblica.
Zëdhënësi Miller tha se, Blinken përsëriti se është thelbësore të garantohet mbrojtja efektive e punonjësve humanitar dhe të arrihet një marrëveshje armëpushimi që garanton lirimin e pengjeve dhe kontribuon në zbutjen e vuajtjeve të civilëve në Gaza.
Për më tepër, ai konfirmoi besimin e tij të vazhdueshëm te Koordinatorja Kaag dhe mbështetjen e fortë të SHBA për mandatin e saj.