Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pasi është takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është nisur nga Stambolli për në Greqi ku është takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis e ka pritur Blinkenin në rezidencën e tij në Kretë, ndërsa siç shkruajnë mediat greke, kryeministri e ka qerasur me raki dhe i ka dhuruar çorape.
Mitsotakis i uroi mirëseardhjen Anthony Blinken në shtëpinë e tij, duke theksuar “është një kënaqësi e vërtetë t’ju mirëpres në shtëpinë time, në gjirin Souda, dhe me të vërtetë nuk mund të mendoj për një vend që simbolizon më mirë thellësinë e partneritetit tonë nga këtu, ishulli i Kretës. Në këto kohë të vështira dhe sfiduese për rajonin, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të qëndrojmë krah për krah, jo vetëm për të punuar për të forcuar më tej marrëdhëniet tona, por edhe për të vepruar si aleatë dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Përsëri, kam kënaqësi të vërtetë t’ju mirëpres këtu”, tha Mitsotakis, shkruajnë mediet greke.