Blinken paralajmëron Kinën: Mjaft ndihmove Moskën, ose do reagojmë

Blinken paralajmëron Kinën: Mjaft ndihmove Moskën, ose do reagojmë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëron se Uashingtoni do të veprojë nëse Kina nuk ndalon furnizimin e Rusisë me mjetet që ajo përdor në sulmin ndaj Ukrainës.

Duke folur për BBC në Pekin, kryediplomati amerikan tha se ua kishte bërë të qartë homologëve të tij se ata "po ndihmonin në nxitjen e kërcënimit më të madh" për sigurinë evropiane që nga Lufta e Ftohtë.

Ai nuk tha se çfarë masash ishin të gatshme të ndërmarrin SHBA.

Po e ndihmon Rusinë në agresionin e saj kundër Ukrainës, e po krijon gjithashtu një kërcënim në rritje për Evropën për shkak të agresionit të Rusisë," shpjegoi ai, duke shtuar se "po ndihmon për të nxitur kërcënimin më të madh ndaj pasigurisë [e Evropës] që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ne kemi ndërmarrë veprime tashmë kundër subjekteve kineze që janë të angazhuara në këtë," tha ai. "Dhe ajo që unë e bëj të qartë sot është se nëse Kina nuk do të veprojë, ne do të veprojmë' tha ai. 

Por Z. Blinken ishte gjithashtu i prirur të theksonte se ishte bërë përparim në disa fusha. Ai vlerësoi Pekinin për përpjekjet në ndalimin e furnizimeve të drogës fentanyl që arrin në SHBA.

Kina mbetet burimi kryesor i fentanilit për SHBA-në, për të cilin Shtëpia e Bardhë ka thënë se po shkakton një krizë të shëndetit publik në të gjithë vendin.

Blinken theksoi gjithashtu se Pekini mund të luajë një rol "konstruktiv" në Lindjen e Mesme, duke përdorur "marrëdhëniet e saj me Iranin për të nxitur" kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në konfrontimin e saj me Izraelin

Bisedimet mes dy palëve janë rigjallëruar muajt e fundit, edhe pse dallimet janë rritur.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia thirrje: Distancohuni nga dhuna

Rithemelimi e PL sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia thirrje: Distancohuni nga dhuna