Bllof irredentist apo bast nacionalist?
Për ata që e shohin prej së largu dhe disi ftohtë politikën shqiptare, deklarata e Berishës se “Shqipëria etnike shtrihet nga Preveza me siguri është dukur si një rrufe në qiell të hapur dhe ka krijuar padyshim habi e çudi.
Për ata që e shohin prej së largu dhe disi ftohtë politikën shqiptare, deklarata e Berishës se “Shqipëria etnike shtrihet nga Preveza në Preshevë” me siguri është dukur si një rrufe në qiell të hapur dhe ka krijuar padyshim habi e çudi. Bashkimi Europian, SHBA, NATO,
OSBE e të tjera shtete e institucione prej vitesh kanë lartësuar e kanë vënë në dukje faktin se klasa politike shqiptare, pa dallim ngjyrimi politik, ka qenë përgjithësisht tepër e matur në qëndrimet zyrtare sa i përket "kufijve natyralë të vendit" dhe aspiratave për "Shqipërinë e Madhe dhe bashkimin e trojeve shqiptarë". Vetëm pak javë më parë, Sekretarja Amerikane e Shtetit ritheksoi se Shqipëria vazhdon të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke i mëshuar sërisht fakteve të mësipërme. Rrjedhimisht, fjalët e Kryeministrit me siguri kanë shqetësuar fqinjët (Athina zyrtare reagoi menjëherë) por edhe partnerët tanë strategjikë e tradicionalë.
Përkushtimi i Berishës ndaj asaj deklarate nuk duhet marrë edhe aq seriozisht pasi në thelb ajo nuk qe asgjë më tepër se sa një tjetër shashkë populisto-elektorale, nga ato që kryeministri i hedh herë pas here për të turbulluar ujrat politike dhe për të tërhequr vëmendjen nga gjërat vërtet të rëndësishme. Me këtë qëndrim gjeo-politikisht tejet të paekuilibruar, shefi i mazhorancës duket se po eksploron një terren të cilin jo vetëm që nuk e njeh fort mirë, por që për më tepër nuk i shkon aspak për shtat drejtuesit të një shteti që aspiron integrimin në Europë. Me pak fjalë, i vetmi justifikim që Berisha ka është përfitimi i mundshëm elektoral që mund të burojë prej këtij pozicionimi nacionalist.
Qëndrimi irredentist (pra advokimi i marrjes sw territoreve qw ndodhen nwn njw tjetwr shtet) i kryeministrit nuk është asgjë më tepër se bllofi i rradhës në lojën politike. Në Europën e Bashkuar ku i gjithë rajoni synon të integrohet, pretendimet për ndryshim të kufijëve e rikthim të territoreve janë sa qesharake e të paralizueshme aq edhe shqetësuese dhe destabilizuese. Jo më kot Berisha dhe mazhoranca nxituan të theksonin se deklarata lidhej me një kontekts të caktuar historik dhe nuk synonte asgjë më tepër, por sidoqoftë, në sytë e ndërkombëtarëve dëmi tanimë është bërë.
Duke rrezikuar statusin që Shqipëria ka si një vend "paqedashës e faktor stabiliteti" kryeministri duket se është duke vënë një bast të madh e me pasoja fare të paqarta. Ai po e vendos një pjesë të madhe të aksioneve të tija politike tek një pozicionim haptazi nacionalist, me synimin për të kapitalizuar sadopak elektoralisht prej asaj shtrese të popullatës që seriozisht beson se ka shpresa për një "Shqipëri të madhe", dhe që për më tepër i bie të besojë se "bashkimi kombëtar" do të kryhet prej mazhorancës në pushtet.
Eshtë gjithashtu e logjikshme të besojmë që me afrimin e fushatës zgjedhore të tilla qëndrime do shtohen edhe më shumë, kjo edhe si një tentativë e mazhorancës në pushtet për të reduktuar sadopak rrjedhjen e votave 'nacionaliste' drejt forcave politike me karakter ekstremisto-populist.
Në anën tjetër të kësaj lëvizjeje jo fort të peshuar të kryeministrit qëndron rreziku i diskreditimit dhe delegjitimimit prej partnerëve tanë strategjikë dhe vendeve fqinjë. Eshtë tanimë një fakt që qeverisë shqiptare i është komunikuar me nervozizëm shqetësimi që po krijon ky pozicionim nacionalist, dhe teksa BE-ja e SHBA-ja mund të hezitojnë të fusin hundët në punët e brendshme të vendit, ata me siguri dhe me ashpërsi do ndërhynim nëse të tilla qëndrime destabilizuese për rajonin do të vazhdonin në të ardhmen.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74%
-
Jo
22.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15