Bllokada për miellin e Kosovës
zbulohet urdhri i ministrit Ruli

Bllokada për miellin e Kosovës<br />zbulohet urdhri i ministrit Ruli
TIRANE- Pas skandalit të qumështit shqiptar të bllokuar nga Kosova, për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës mbi normat e Bashkimit Europian, në Shqipëri, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka firmosur një urdhër, nga ku u kërkon të gjitha institucioneve në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, të kontrollojnë, të bllokojnë dhe të analizojnë produktet e importit.

Të parat produkte të bllokuara këto dy ditë kanë qenë prodhim i Kosovës dhe për këtë shkak, “lufta e ftohtë” e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Kosovës, duket se është zhvilluar më tej pas bllokimit të eksportit të qumështit të prodhuar në Shqipëri, me destinacion Kosovën.

Të gjitha produktet ushqimore për kafshë dhe për njerëz, të cilat importohen nga pikat kufitare në vendin tonë, do të bllokohen në rast se nuk kanë certifikatë që garantojnë cilësinë e tyre për nivelin e aflatoksinës.

Pas miellit në lupë të kontrolleve shqiptare, në pikat doganore do të jetë një listë e gjatë produktesh, të cilat nëse nuk kanë certifikatën e garancisë për aflatoksinën, do të bllokohen.

Saktësisht, kjo quhet ndalim i produktit deri në verifikim të përmbajtjes. Kështu, të gjitha produktet pa certifikatë do të presin rezultatet e analizave të ISUV, Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në vend, për të arritur përfundimisht tregun shqiptar. “Ndalohet importi i produkteve, të cilat janë të pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare, me fletë analize për aflatoksinat, si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksine në zbatim të udhëzimit “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore, si dhe urdhrit të ministrit ‘Mbi substancat e padëshiruara në ushqimin për kafshë’”, thuhet në urdhrin e ministrit të Bujqësisë. Ruli urdhëron forcimin e kontrolleve të ushqimeve për kafshë dhe ushqimeve për konsum njerëzor që importohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, në pikat e inspektimit kufitar. Sipas shkresës zyrtare, kërkohet nga institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, rritja e frekuencës për marrjen e mostrave në ushqimet për kafshë dhe ushqimet për konsum njerëzor në lidhje me praninë e aflatoksinave sipas prezencës së tyre.

Po ashtu, Ruli kërkon të fillojë përdorimi i integratorëve ushqimorë për kafshët e qumështit, për reduktimin e aflatoksinës në qumësht.

KAMIONET E FIRMES M- SILLOS
Kamionë me miell të kompanisë ‘M-Sillos’ janë bllokuar në kufi, duke mos u lejuar të futen në Shqipëri. Kjo bllokadë ka ardhur disa javë pas bllokadës që i ka bërë Kosova qumështit të Shqipërisë, për shkak të alfatoksinës”, shkruajnë mediat kosovare. Mielli i prodhuar në Kosovë do të qëndrojë i bllokuar në doganë deri sa të dalë rezultati i analizave nga ISUV. Pak ditë më parë, në pikën doganore në Durrës, u kthyen nga Kosova 23 tonë qumësht të prodhimit shqiptar. (Foto: Kamionet me miell te bllokuar ne Morine)

Marre nga gazeta Shqip
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull