Bllokada të reja në veri të Kosovës

Bllokada të reja në veri të Kosovës
ZVEÇAN - Policia e Kosovës ka njoftuar se serbët në Zveçan sërish kanë bllokuar rrugët për kohë të pacaktuar, duke pamundësuar kështu kalimin e automjeteve të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX-it. 

“Dje pas dite, një numër i personave, rreth 50 prej tyre, banorë të Zveçanit, të tubuar në fshatin Doljanë, konsiderohet të kenë mbajtur bllokimin e rrugës lokale për qarkullim në drejtim të Zveçanit, për një kohë të caktuar, pasi të njëjtit kundërshtonin lejimin e lëvizjes së automjeteve të EULEX-it në atë drejtim”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

 Poashtu edhe dy vetura të EULEX-it, janë ndaluar nga grupi i personave të strukturuar, duke obliguar personelin e EULEX-it të kthehen prapa në drejtim të Zubin Potokut. Një situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të veturave të EULEX-it, sipas policisë është regjistruar rreth orës 21:20, në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit. 


(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)