Bllokada, Thaçi e Gruevski të
shqetësuar për situatën në kufi

Bllokada, Thaçi e Gruevski të<br />shqetësuar për situatën në kufi
PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij maqedonas lidhur me situatën e krijuar në kufirin Kosovë-Maqedoni.
 
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha sot se ka biseduar me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me të cilin, siç deklaroi, kanë shprehur shqetësimet për situatën e krijuar nga bllokada në kufi.
 
“Kemi rënë dakort që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt”, ka thënë Thaçi. Ai deklaroi se kjo situatë nuk është e shëndetshme për asnjërën palë. Kryeministri në mbledhjen e Qeverisë, u tha vartësve të tij se puna e embargove do të mbyllet sot ose nesër prandaj ka angazhuar që të merret me këtë punë, zv.kryeministrin Hajredin Kuçi dhe zv. kryeministren dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
 
Ndërkohë, ministrja Kusari Lila ka njoftuar kabinetin se, situata në kufi me Maqedoninë është po e njëjta, që prej datës 2 shtator 2013, raporton Koha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët