Gjatë së njëjtës periudhë më shumë se 1500 aktivitete lojërash fati të paligjshme janë bllokuar dhe konfiskuar, ndërsa 1149 automate elektronike janë konfiskuar. Sipas informacionit nga NJMLF aktualisht ndaj 9 subjekteve të licencuara është marrë masa administrative “pezullim aktiviteti”, ndërsa masa administrative “bllokim i llogarive bankare” është marrë ndaj 35 subjekteve të licencuara; Po kështu u është hequr licenca 20 subjekteve të licencuara.
Në vijim të kontrolleve specifike dhe zbatimit të masave të aplikuara janë zhbllokuar në favor të shtetit fondet e ngurtësuara të garancisë ndaj 15 subjekteve, të cilët kanë rezultuar debitorë ndaj NJMLF dhe DPT në vlerën 650.000 USD.
Nisur nga shkeljet e vërejtura në raport me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore, njësia përkatëse në Ministrinë e Financave ka plotësuar dosjet dhe ka dërguar për ndjekje penale mbi 40 persona. “NJMLF ka ndërmarrë masa shtrënguese, si dhe ka nisur procesin e kërkimit të pasurive të subjekteve debitorë pranë ZRPP-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit. Në proces janë duke u vendosur barra siguruese ndaj disa automjeteve në pronësi të subjekteve debitorë” theksonte në një deklaratë zyrtare Ministria e Financave.
6500 pika
Referuar të dhënave zyrtare për periudhën Tetor 2013 – Prill 2015, janë kontrolluar 6500 pika sekondare lojëra fati; janë konstatuar 1709 shkelje ligjore
Tabela mbi të ardhurat e mbledhura nga NJMLF sipas viteve
NJëSIA E MBIKëQYRJES Së LOJëRAVE Të FATIT ARKëTIME PËR NJMLF PëR PERIUDHëN 01.10.2013- 04.05.2015 |
||||||
Periudha | 2011 | 2012 | Deri 30.09. 2013 | Nga 01.10 – 31.12.13 | 2014 | Deri 04.05.2015 |
Total i të Ardhurave | 82,163,412 | 87,201,124 | 46,563,978 | 68,702,961 | 108,443,415 | 86,908,005 |
