Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në qytetin e Lushnjës ku takoi qytetarë dhe u ndal në biznese për t’ju kërkuar votën për zgjedhjet e 25-prillit. Kryedemokrati u shpreh se ndryshimi është në dorën e qytetarëve dhe padurimi për ta bërë realitet shihet në Lushnje dhe në çdo qytet të Shqipërisë.
Po ashtu nga Lushnja Basha komentoi shkurtimisht edhe situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku nënvizoi se ky është një dështim i radhës i Ramës që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.
‘Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh, por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen. Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian.
Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve. Ndaj e ndiej dhe e kuptoj se ndryshimi për të gjithë ju këtu dhe shumë e shumë të tjerë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, tashmë ka ardhur në zemrat tuaj. Le ta bëjmë realitet me 25 prill votoni Partinë Demokratike për ndryshim.’- tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha në Cërrik: Detyra e Ramës të tregoj ç'ka bërë në 8 vite! Sado fryhet e trash zërin, është frikacak! Do të anulojë moratoriumin e gjuetisë sapo të vijmë në pushtet
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vallja e Rrajcës triumfon në Itali! Ansambli i Prrenjasit fiton çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit
19 Shtator, 15:32
-
Alibeaj ‘thumbon’ grupin e Bardhit pas bashkimit me Berishën: Qëndrimet nuk ndryshojnë me stinët, kërkoni karrige si parazitë! Ja çfarë më ndau nga Basha
17 Shtator, 14:23
-
Operacioni për kapjen e grupit Çopja u dekonspirua? SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, në hetim 10 policë e agjentë të BKH
17 Shtator, 10:57
-
U denoncua me filmim se mori 1 mijë euro ryshfet, SPAK vë nën arrest Oficeren Gjyqësore të Elbasanit! Do pushonte çështjen e një të akuzuari për ndërtim pa leje
17 Shtator, 10:55
-
‘Merr jetë’ edhe kompleksi shkollë-kopsht në Cërrik, standarde europiane dhe ambiente bashkëkohore edukimi
17 Shtator, 08:16
-
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet, që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp! Ka marr peng PD, po minon opozitën dhe po i shërben Ramës
16 Shtator, 15:24
-
Elbasan/ Baste online përmes celularit, vihet në pranga pronari i lokalit! Nis hetimi në gjendje të lirë për 49 vjeçarin
16 Shtator, 09:09
-
Shkolla ‘Muhedin Sherifi’ në Librazhd, Rama: Klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit
16 Shtator, 08:11
-
Basha për BBC: Bashkimi i votave për mbylljen e listave tregues i një klase politike që i kundërvihet interesave të shoqërisë
14 Shtator, 16:52
-
Peqin, kultivuan 150 rrënjë kanabis rreth banesës, 5 në pranga, mes tyre babë e bir (EMRAT)
14 Shtator, 09:39
-
Gjiknuri ‘lë stafetën’, Arbjan Mazniku prezantohet si drejtues qarku në Elbasan
13 Shtator, 22:52
-
'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo
13 Shtator, 18:28