Bllokimi i autostradës nga përmbytjet ishte pjesë e debatit në Repolitix. Për deputetin e PS, Bare fajin e kanë inxhinierët, ndërsa shtoi se me këtë problem duhet të merret prokuroria.  “Aty ka një problem inxhinierik, nuk është problemi i politikës. Kjo lidhet me mungesën e profesionalizimit, kush e ka bërë atë segment.

Ne se kemi parë të përmbytet para viteve 2000. Kryeministri është prononcuar dhe do të konsiderohet me seriozitet. Duhet të merret prokuroria, jo politika” tha ai. Ndërsa për ish-ministrin Panariti problemi duhet hetim.  “Të identifikohet origjina e problemit, të bëhet një hetim që të mos përsëritet”.

Ambientalisti Lavdosh Feruni e vendosi theksin te kanalet kulluese duke mos shikuar si problem palmat. Ndërsa njoftoi se nesër do të ketë një protestë për Valbonën para Kryeministrisë, por do të ketë edhe një solidarizim për cështjen e përmbytjeve.

dy.b/shqiptarja.com