Bllokimi i basteve online:
Praktikate zbatuara edhe në BE

Bllokimi i basteve online:<br />Praktikate zbatuara edhe në BE
TIRANE- Lajmi i kryeministrit Edi Rama për të bllokuar websitet e huaja të basteve online, ndjek një praktikë tashmë të përhapur në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Disiplinimi i lojrave të fatit online (bastet, por edhe pokeri apo të tjera lojra fati që mundësojnë fitimin e parave, por që në të shumtën e rasteve shkaktojnë vetëm humbje të mëdha) është akoma i mangët edhe për vetë Bashkimin Europian: e megjithatë, është i përhapur në Europë principi se një shoqëri bastesh online që të ekzistojë në një vend të caktuar, duhet të ketë në atë vend një liçencë nga Shteti të cilit duhet t’i paguajë padyshim taksat. Pra, sipas këtij principi një shoqëri bastesh angleze për të pranuar baste nga Shqipëria, duhet të autorizohet nga Ministria e Financave e Shqipërisë. Kështu ndodh dhe në Itali.

Në Itali disiplinimi është akoma më i ashpër. Edhe në qendrat e autorizuara të basteve online, përgjegjësit nuk mund të bëjnë baste për llogari të klientit: basti online edhe pse i ligjshëm, duhet të kryhet eksluzivisht në kompjuter nga vetë klienti. Qëndrat e internetit dhe kushdo ofron lidhje online për publikun, e kanë të ndaluar të lejojnë hyrjen në faqe online bastesh që nuk kanë licencë shtetërore.

Të gjithë vendet e Bashkimit Europian synojnë të kufizojnë aksesin në websitet e basteve të paautorizuara jo vetëm për të kufizuar largimin e kapitaleve jashtë shtetit, por edhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga mijëra faqe bastesh online që janë në të vërtetë qëndra mashtrimi. Vetëm në Itali janë aktualisht të bllokuara nga Shteti (domethënë nuk mund të arrihen përmes internetit) 4597 website bastesh që jo vetëm nuk kanë licencë në Itali, por që edhe janë të konsideruara potencialisht të rrezikshme për qytetarët.
 
 Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit