Të lëvizësh më makinë në rrugën “Papa Gjon Pali II” pranë Radio Televizionit Shqiptar është kthyer në një mankth për drejtuesit e mjeteve.
Bllokimi i Bulevardit nga çadra e protestuesve të PD-së ka bërë që rruga dytësore që lidh stadimin “Qemal Stafa” me Bulevardin “Zhan Dark” të paralizohet nga trafiku i rënduar.
Kjo situatë vijon prej dy javësh, ndërsa ngarkesë ka edhe në "Rrugën e Elbasanit".
Pamjet që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa edhe prania e shtuar e forcave të Policisë Rrugore mesa duket nuk ka sjellë asnjë efekt.
Trafiku më i rënduar është në oraret e pasdites kur qarkullimi i automjeteve paralizohet në akset kryesore të kryeqytetit.
[gallery]21297[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO