Bllokimi i diplomës për 5 vite, miratohet nisma për Mjekësinë! Komisionet ‘mbyllin’ dyert për studentët! Kushi: S’ka tarifë fikse për mjekët e rinj

Kundërshtia dhe protesta e studentëve të Mjekësisë nuk e penguan komisionin  e Shëndetësisë të miratojë draftin qeverisë që vendos si kusht punën 5 vite në vend pas studimeve e më pas marrjen e diplomës.  

“Ky ligj ka ardhur me procedure të përshpejtuar dhe I pahartuar në mënyrë të saktë duke llogaritur të gjitha vakancat dhe nevojat që ka vendi ynë.Ky ligj kerkon kohe dhe hapesira per konsultim me grupet e interesit.”

Komisionet i mbyllën dyert për studentët që kundërshtojnë projektligjin e qeverisë,  edhe pse ata konsiderohen grup interesi dhe prania e tyre ishte kërkuar, kjo nuk ndodhi, ndërsa drafti të enjten kalon në parlament.

“Sapo më shkruan një studente:-Të mos diskutojnë më për ne , pa qenë ne prezentë, ose mos e kaloni në asnjë komision , as në parlament. ‘-tha deputetja Dhurata Çupi.

“ Ne duhet të jemi aty , qoftë si dëgjues, qoftë në dëgjesë.”- thane studentët e mjekësisë jashtë kryesisë së kuvendit.

Por disa nga pyetjet e që ngritën studentët morën përgjigjie tek komisioni I shëndetësisë.

“Pse po kalon ky ligj në mënyrë në mënyrë të përshpejtuar në një kohë që shteti nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme?

-Duhet specifikuar se nevoja për ta kaluar këtë projektligj me të tillë procedure është e lidhur me fillimin e vitit akademik I cili këtë vit ndryshe nga vitet më pare nis në fillim të tetorit dhe përtej këtij afati në 10-ditëshin e dytë të muajit gusht zhvillohet provimi I digjitalizuar.”- tha zvministrja e shëndetësisë.

Pavarësisht debateve që shkaktoi projektligji, ministria e Arsimit nuk ka gati tarifën reale të studimeve për studentët e mjekësisë, por sqaroi se nuk do të jetë fikse.

“Do të vendoset metodologjia nga Këshilli I Ministrave dhe do të jetë vetë universiteti që do ta përcaktoj çdo vit sa do të jetë kostoja. Në kosto ka shumë component që ndryshojnë nga një vit në tjetrin dhe për këtë arsye ne si qeveri do të përcaktojmë metodologjinë dhe pastaj do të jetë universiteti që çdo vit e përcakton.”- tha ministrja Kushi

Nuk mund ta pranoj fjalën kërbaç apo penalitet. Asnjë studenti nuk i mbahet me detyrim diploma. Kush firmos dhe pranon të jetë pjesë e këtij projektligji, do t’i mbahet diploma. Qëllim ynë nuk është që t’i marrin mbrapsht paratë. Ne nuk e detyrojmë. Asnjë student nuk do të detyrohet.- vijoi Kushi.

“Keni zgjedhur kulaçin dhe kërbaçin. Kur thoni; nuk ta jap diplomën, nëse nuk vazhdon të japësh shërbimin për 3-5 vite me radhë. Deri më sot, ata që kanë ikur, a ju është ofruar punë në sistemin shëndetësor në vend? A ka një statistikë apo jo?! -Alibeaj

Ministrja Kushi sqaron se ligji nuk shkel kushtetutën dhe nuk imponon askënd. Studenti ka të drejtën e zgjedhjes.

Nuk mund ta pranoj fjalën kërbaç apo penalitet. Asnjë studenti nuk i mbahet me detyrim diploma. Kush firmos dhe pranon të jetë pjesë e këtij projektligji, do t’i mbahet diploma. Qëllim ynë nuk është që t’i marrin mbrapsht paratë. Ne nuk e detyrojmë. Asnjë student nuk do të detyrohet.- kushi

Për opozitën projektligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vite në Shqipëri apo të paguajnë tarifa reale studimi është I paplotë dhe nuk është gjetur mekanizmi I duhur për të frenuar largimin e mjekëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
Pr.ligji për mjekët e rinj, debate në komisionin e Ligjeve! Opozita kërkon të merren studentët e Mjekësisë në dëgjesë: Është turp që s’i dëgjojmë

Në komisionin e Ligjeve, ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi projektligjin që  obligon studentët e mjekësisë që fillojnë këtë vit të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas diplomimit. Ministrja tha se kjo pë bëhet për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat e vendit për mjekë.

‘Po e bëjmë për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat. Është një ligj që vjen si rezultat i prevalimit dhe nevojës për të përmbushur nevojat për mjekë!’- tha Kushi.

Por projektligji është kundërshtua nga deputetë e opozitës, të cilët kërkuan që në komision që të dëgjohen studentët e mjekësisë.

‘Kjo qeveria tani u kujtua se tani kemi të bëjmë më largimin e të rinjve. Pse nuk u mor ky diskutim që një vit para. Pse nuk u bë një diskutim i gjerë publik. Duhet të bëhet një diskutim i gjerë me të gjithë studentët. Unë jam në mbështetje të kërkesës për të bërë këtë dëgjesë dhe t’i thirrim këta studentë. Është e shëmtuar që studentët mos të dëgjohen studentët.’- tha Xhixho.

Ndërsa deputetja Dhurata Çupi kërkoi që të pezullohet mbledhja e të merren studentët në dëegjesë.

‘Ta pezullojmë të marrim studentët në dëgjesë. Është turp për ne që nuk i dëgjojmë. Është arrogancë e tepruar. Pse mos t’i dëgjojmë!’- tha Çupi.

Bushka: E di ti pyetjen duhet ta kishe bërë kërkesën që të premten.

Kushi: Sa i takon konsultimit publik ju nuk e gjeni në atë tabelë pasi është me procedurë të përshpejtuar, por ligji është konsultuar me studentët.

Një grup studentësh të mjekësisë janë mbledhur para kryesisë së Kuvendit dhe kërkojnë që të futen brenda e të marrin pjesë në komisionin e Ligjeve.

‘Nuk jemi informuar se nuk do të merrnim pjesë në këtë komisione, ne nuk po pranohemi. Kemi bërë një kërkesë zyrtare ku ne i tregojmë për problemin se nuk na pranojnë në komisione ku i bëjmë një kërkesë që të pranohemi në komisione.’- thanë ata për mediat.

Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim. Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale.

Klikoni këtu për të mësuar: Çfarë parashikon pr/ligji dhe tre skenaret. Nga ai më pesimisti tek realisti dhe më optimisti nëse ky pr/ligj miratohet. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?