Bllokimi i gjykatës së Lartë/ Avokati Nikolla: KLGJ-ja ka kompetenca të ndërhyjë ose ta zgjidhë parlamenti

Vonesa në shqyrtimin e dosjeve në gjykatën e lartë ndikon tek qytetarët të cilët presin nga 1 deri në 5 apo 10 vite. Sipas tij parlamenti dhe këshilli i lartë gjyqësor duhet të ndërhyjnë urgjentisht shprehet në një reagim për mediat juristi dhe avokati Bashkim Nikolla, duke sjellë si shembull zgjidhje situatën me kryeprokurorin.

"KLGJ, me vendimmarrjen e para disa muajve, ka hapësirë si gjyqi që kishim sot ka marrë gjyqtar nga dhoma penale ka formuar trupin. Tre muaj ose 6 muaj  në një vend që ka vakancë e ka kompetencë KLGJ ti plotësojë. Organi më i lartë sic është kuvendi mund ta zgjidh me vendime ekstra për një kohë tranzitore, sic kemi prokuror të përkohshëm ka dhe gjyqtar të përkohshëm. Edhe në regjencat fashiste e naziste edhe formalisht kanë ekzistuar gjykatat" tha ai.

Nikolla shprehet se situata ku ndodhemi nuk është e ngjashme në asnjë vend të botës, e në një shtet demokratik si Shqipëria kjo nuk ka arsye të ndodhë. "Kjo është anormale, shqetësuese për njerëzit e thjeshtë. Por edhe veprimtarin normale të pushtetit të tretë në Shqipëri, i cili me vendimet e tij mban në balancë dy pushtetet e tjera" tha Nikolla. 

Prej më shumë se 5 ditësh pas shkarkimit nga kolegji i apelimit të gjyqtarit Edmond Islamaj, gjykata e lartë është bllokuar duke mos formuar dot asnjë kolegj si civil apo penal pasi kanë mbetur 2 gjyqtarë. Nga 19 që duhet të ketë gjykata e lartë aktualisht janë vetëm dy, mes tyre kreu i saj Xhezahir zaganjori dhe anëtari Ardian Dvorani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj