Bllokimi i kardiologjisë, Ministrja: Shërbimi s'është ndërprerë për rastet e emergjencës, kemi marrë masa për pajisjen me materiale mjekësore

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu ka reaguar mbi denoncimin e deputetit demokrat Tritan Shehu se prej një muaji kardiokirurgjia në QSUT është e bllokuar pasi mungojnë materialet për operacione në zemër siç janë oksigjenatorët. Në konferencën për mediat, Manastirliu tha se ky shërbim nuk është ndërprerë për asnjë moment për rastet e urgjencës. Ajo theksoi se janë marrë masat për të furnizuar këtë repart me të gjitha materialet e nevojshme.

“Ka qenë një pyetje, por besoj se ka qenë përgjigja në kohë reale nga QSUT, e cila ka patur një përgjigje shteruese për shërbimin dhe vijimin e shërbimit të kardiokirurgjisë. Për situatat urgjente nuk ka munguar në asnjë moment, këtu kemi edhe profesor Boboçin, shërbimi nuk është ndalur për asnjë moment. Kemi marrë masa për materialet që kanë qenë dhe për të shtuar volumin të vijojë në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Numri i ndërhyrjeve është rritur krahasuar me një vit më parë me 30%, janë 847 ndërhyrje që janë kryer. Kur buxhetet alokohen, alokohen në bazë të projeksioneve. Në fillim të vitit vlerësohen kapacitete e sallave, ekipeve. Totali i ndërhyrjeve në vitin 2022, është 847 ndërhyrje, në vitin 2021, ka qenë 817 ndërhyrje. Më shumë ndërhyrje të kryera, jo vetëm që i kemi mbuluar urgjencat, por edhe më shumë planifikime.

Gjatë vitit 2022 kemi hapur qendër të dytë kardiokirurgjie te ‘Shefqet Ndroqi’, ku janë kryer mbi 100 ndërhyrje kardiokirurgjike. Numri i ndërhyrjeve dhe pacientët e shërbyer kanë marrë të gjithë ndihmë dhe mbështetjen e nevojshme. Ministria e Shëndetësisë ka alokuar të gjitha buxhetet dhe vijojnë të kryhen në normalitet procedurat për krijimin e furnizimit dhe sot ka pajisur materialet që duhen për të vijuar në normalitet për të mos munguar shërbimi për rastet e urgjencës. Çdo gjë është në atë normalitet sikurse QSUT deklaron.

Kemi marrë masa që të kemi furnizim në vazhdim. Nuk mungon asgjë në shërbimin e kardiokirurgjisë për shërbimet e urgjencës dhe madje është vendosur që edhe lista e pritjes të ezaurohet. Buxheti, për gjithë shërbimet, është dhënë i plotë nga Ministria e shëndetësisë. Procedurat ligjore do ndiqen deri më 1, shërbimi për pacientët do bëhet 1 më 1. Kaq ju the, kaq iu garantoj”, tha ministrja.


Lajmi kryesor:

Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë