Bllokimi i llogarive të aksionerëve, pas kundërshtimit nga bizneset, tërhiqet Ministria e Financave, u plotëson kërkesën

Bllokimi i llogarive të aksionerëve, pas kundërshtimit nga bizneset, tërhiqet Ministria e Financave, u plotëson kërkesën

TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë pak kohë më parë doli me një udhëzim të ri se do të bllokonte llogaritë bankare të bashkëpronarëve dhe aksionerëve nëse biznesi është debitor dhe ka borxhe tatimore tw pashlyera, udhëzim ky që u kundërshtua nga bizneset dhe dhomat e tregtisë dhe bëri që Anila Denaj të tërhiqej dhe të pranonte kërkesën e këtyre të fundit.

Bizneset dhe Dhomat e tregtisë kërkuan që bllokimi i llogarive të aksionerëve ose bashkëpronarëve të behej vetëm me urdhër gjykate pasi udhëzimi i ri cenonte llogaritë personale dhe shkelte ligjet tregtare, kërkesë kjo që u pranua nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Në një njoftim për mediat MFE sqaron Udhëzimin 44 datë 09.11.2020 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

“Saktësimet e bëra në këtë Udhëzim u kërkuan të adresojnë dhe unifikojnë problematikën e ngritur nga bankat dhe tatimpaguesit, për mënyrën e operimit të administratës tatimore, në lidhje me mbledhjen me forcë të detyrimeve, ku janë konstatuar praktika të ndryshme në rajone të ndryshme apo për tatimpagues të ndryshëm. Për të sqaruar komunitetin e biznesit, udhëzimi vjen në linjë me ligjet në fuqi pasi është një akt juridik shpjegues dhe nuk shkon në asnjë rast jashtë kompetencave që njeh ligji. Për të eliminuar çdo mundësi keqinterpretimi dhe paqartësi të panevojshme, duke konsideruar maksimalisht shqetësimin e ngritur nga grupet e interesit, Ministria e Financës dhe Ekonomisë saktëson këtë çështje me Udhëzimin nr. 44, me disa ndryshime dhe shtesa sipas dokumentit në aneks”, thuhet në njoftimin e MFE-së.

Udhëzimi i Ministrisë Financave

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë