Bizneset në ortakëri nuk do ta kenë të lehtë bashkëpunimin pas kësaj të premte. Nëse njeri prej tyre nuk shlyen dot detyrimet ndaj shtetit, atëherë kolegu i tij do të sakrifikohet.
Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive si një mundësi më e efikase për të mbledhur borxhet. Ortakët, administratorët dhe aksionerët do tu bllokohen llogaritë bankare nëse një nga bashkëpunëtorët e tyre nuk paguan në kohë detyrimet tatimore.
“Nëse pas zbatimit ndaj subjektit të të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit (duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar), detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, administrata tatimore e transferon detyrimin tatimor të mbetur të subjektit tek ortaku, aksionari dhe administratori. Për këtë qëllim, fillimisht administrata tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhër-bllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në Ligjin nr. 9920/2008”, thuhet në udhëzimin e ndryshuar.
Edhe kur nëpër llogari nuk ke para përsëri ato mbeten të bllokuara, ndërkohë kur tatimpaguesi paguan pjesërisht detyrimin, tatimorët dërgojnë një urdhër të dytë bllokimi për llogari të tjera bankare të personit për të garantuar shlyerje të plotë. Transferimi i shumës bëhet nga banka jo më vonë se 3 ditë pune nga dita e marrjes së urdhrit. Ndryshe nga udhëzimi i parë tashmë urdhri i bllokimit për llogaritë bankare mund t’ju dërgohet bankave me postë ose në rrugë elektronike.
er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.6%
-
E gabuar
44.9%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1716
Lajme të tjera
-
Forumi i Ministrave të Ekonomisë së Procesit të Berlinit mbahet më 26 shtator në Tiranë
18 Shtator, 16:59
-
Eksportuesit takim me Ibrahimajn për rënien e euros : Humbjet për 2023 llogariten 45 mln euro, do ketë masa për stabilizim
3 Maj, 15:47
-
SPAK hap 28 dosje penale kryesisht (pa kallëzim), merr në dorë të gjithë bazën e të dhënave shtetërore, deri tek llogaritë bankare
12 Prill, 16:28
-
E rëndë në Kosovë, për 10 euro borxh i presin dy gishta një të riu, arrestohet njëri prej autorëve
13 Dhjetor 2022, 14:35
-
'Doganat' për akuzat e News24: Riciklimi i sotëm i një lajmi të vjetër, është në vazhdën e presionit dhe shantazhit të hapur mediatike ndaj institucioneve
12 Dhjetor 2022, 16:23
-
Kriza e çmimeve, bie fuqia blerëse! Mishi e djathi ‘luks’! Qytetarët: Marrim produktet më të lira! Bizneset: Japim me lista, borxhet e vjetra i kemi grisur
11 Nëntor 2022, 18:30
-
Projekt-Buxheti 2023, Rithemelimi: Qeveria mendon për popullin vetëm 4 javë përpara zgjedhjeve
24 Tetor 2022, 10:08
-
30% e familjeve në vend kanë borxhe për të shlyer, 22% kanë marrë kredi për kostot e jetesës! Qytetarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka
25 Prill 2022, 16:18
-
Kontradikta me koston e Rrugës së Arbrit, Ministria e Financave: Vlera e investimit arrin në 219 mln euro
11 Tetor 2021, 12:14
-
Braçe poston rastin e një studenti dhe denoncon institucionet financiare: Janë kthyer në makth me borxhet e shpejta, me kontrata të paqarta e pa transparencë
5 Shtator 2021, 17:54
-
Mali i Zi i shpëton borxhit kinez
22 Korrik 2021, 08:02
-
Denaj: Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, një hap më pranë integrimit në BE
30 Qershor 2021, 16:19
Pse nuk hidhet ne gjyq administrata tatimore se bashku me bankat per bllokimet? Llogarite bankare jane prone e individit, bankat marrin komisione mirembajtjeje te llogarive bankare. Nese nuk e njihni ligjin, merrni avokate, ka te mire plot, por mos lini administratat te sillen si ne mall te askujt. TALLAVA' shtet.
PërgjigjuClidhje ka ortaku nqs nuk paguan detyrimet tjetri??? Shtet paradoksesh, kshu si e kane nisur do te bllokojne llogarite edhe komshinjve te pallatit nqs ndonjeri nuk paguan....
PërgjigjuAman kush i ben kto udhezime vk nese provon banka te me bllokoj llogarine do ta padise me gjithe qejf bashke me demin dhe interesat
PërgjigjuJeni shume te vonuar ,keto ndryshime duhet te ishin bere shume kohe me perpara.
Përgjigju