'Të dyshimtët do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit', Xhelal Mziu thirret në prokurori për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje

Kryesuesi i listës së PD në Dibër Xhelal Mziu thirret në prokurorinë e qarkut për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje, se të gjithë të dyshuarit për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani që u vra 4 ditë para zgjedhjeve, (më 21 prill) nga shoqëruesi i Gamend Bardhit, Arbër Paplekaj, ky i fundit pjesë e strukturës së armatosur të Partisë Demokratike e ngritur me pretendimin për të "mbrojtur votën".

Ka qenë vetë Mziu ai që e ka pohuar për Report TV se është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Duke qenë se kërkoi ndjesë për këtë deklaratë ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës". Pas reagimeve të shumta në rrjet që shokuan qytetarët nga thirrja e Mziut, kryesuesi i PD-së tha se e ka bërë për shkak të emocioneve të momentit, ndërsa thekson se është kundër dhunës dhe kërkon ndjesë për këtë thirrje. Por në fakt, po të shikosh videon duket që deklarata e Mziut është e parapërgatitur dhe ai thjesht e lexon. 

Kjo deklaratë e Xhelal Mziut që erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, simpatizant i PS-së, justifikonte vrasjen por edhe nxiste më shumë përplasje. Të plagosur në ngjarjen e Elbasanit mbetën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. 

Për deklaratën e Mziut reaguan edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama. Rama tha se ndjesa e Mziut nuk vlen asnjë qindarkë. Ndërkohë që nënvizonte se kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar. Kim, theksoi se ngjarja e Elbasanit nuk duhet të përsëritet dhe ditët e grupeve të armatosura me logo partie i përkasin të shkuarës së shëmtuar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamba: 24/04/2021 21:47

    Zi e mezi o xhelal qe shpreh deshiren te behesh xhelat Mos llap se kur te gjukohesh e denohesh nuk te ndihmon as meta as berisha se kane hallet e tyre

    Përgjigju
  • S.G: 24/04/2021 21:47

    Ky vjen nga një bashki e kēthyer në gabelëllak

    Përgjigju
  • Like: 24/04/2021 20:31

    Ky injoranti pa ardhur ne pushtet te vret imagjinoni te ishte ne pushtet do ti zhdukte fare kundershtaret e tij. Cfare mund te presesh nga njerez pa moral e te agresojne dhe seksualisht

    Përgjigju
  • Ben: 24/04/2021 20:04

    Kalbeni ne burg kete qen morrash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja