Xhelal Mziu thirrje për vrasje, Rama: Kush vjen në pushtet duke vrarë, vret edhe në qeverisje! Yuri Kim: 'Elbasani' s'mund të justifikohet e të përsëritet, fund grupeve me armë

Xhelal Mziu thirrje për vrasje, Rama: Kush vjen në pushtet duke vrarë, vret edhe në qeverisje! Yuri Kim: 'Elbasani' s'mund të justifikohet e të përsëritet, fund grupeve me armë

Edi Rama, Xhelal Mziu dhe Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për deklaratën e Xhelal Mziut i cili tha se të gjithë ata që janë të dyshuar për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani në Elbasan, që u vra nga shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Arbër Paplekaj, i cili është pjesë e grupit që PD pretendon se ka ngritur për mbrojtjen e votës.

Kryeministri Edi Rama thotë se ndjesa e Xhelal Mziut nuk vlen asnjë qindarkë, ndërkohë që nënvizon se kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar. Po ashtu kreu i qeverisë i bëri thirrje popullit shqiptar që t'u tregojnë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht.

Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndonëse e vlerësoi ndjesën e Mziut, theksoi se ngjarja e Elbasanit nuk duhet të përsëritet dhe ditët e grupeve të armatosura me logo partie i përkasin të shkuarës së shëmtuar. Ngjarja e Elbasanit sipas Kim duhet të bëjë që udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta udhëheqin këtë rrugë të Shqipërisë nga e kaluara dhe drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë logon e ndonjë partie politike dhe "patrullojnë" rrugët i përkasin të kaluarës - një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë. Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën ose tjetrën palë, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta udhëheqin këtë rrugë të shqipërisë nga e kaluara dhe drejt një të ardhmeje më të mire”, shtoi ajo.

Pasi organizoi dhe drejtoi një tjetër rast pengmarrjeje nga strukturat e armatosura të PD në Maqellarë, Mziu garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar Xhuvanit, ndërsa paralajmëroi kështu se kjo ngjarje dhe mund të përsëritej. Por pasi kjo deklaratë u bë virale, ai e fshiu videon në rrjete sociale, madje kërkoi dhe ndjesë duke thënë atë deklaratë e ka bërë për shkak të emocioneve të momentit, duke theksuar se ai është kundër dhunës. Nga ana tjetër policia ka nisur një procedim penal për Xhelal Mziun, për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Thirrja e Mziut, reagon Rama: Ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë! Kush vjen në pushtet duke vrarë edhe pushtetin e ushtron duke vrarë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ndjesa e Xhelal Mziut nuk vlen asnjë qindarkë, pas thirrjes së tij duke nxitur dhunë dhe duke garantuar qytetarët që të denoncojnë, pasi do të bëhet më keq se në Elbasan. Rama theksoi se kush vjen në pushte duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar. Po ashtu kreu i qeverisë i bëri thirrje popullit shqiptar që t'u tregojnë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht.

'Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill!

Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!

Populli duhet t'u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

Në 25 prill votohet për fëmijët që s'kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!

Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni!

Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore.'-shkruan Rama.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 23/04/2021 16:26

    Pse Ambasadoret duhet te takohen me Ilir M... Duket sheshit qe ai do rremuja dhe me kete te faktorizohet. Ky hajdut duhet te jete mbas hekurave.

    Përgjigju
  • Luli: 23/04/2021 16:06

    Mziu te ben deklarate tjeter neser dhe vepron sipas videos.Nuk e kane problem keto mostra,prandaj ligji duhet te zbatohet urgjentisht

    Përgjigju
  • beni: 23/04/2021 16:03

    Nuk e kuptoj pse Amerika dhe Europa nuk e deklarojne PD-en dhe Lsi-n organizata terroriste?E cuditshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës