Prej 5 ditësh qarkullimi drejt juglindjes është i pamundur si pasojë e degradimit të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Sot u demontua dhe ura në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” për shkak të daljes jashtë funksioni.
Shkak për shembjen e rrugës është bërë erozioni i vazhdueshëm në zonë. Dyshohet se kjo mund të jetë pasojë e gërryerjeve masive që kompani private të pajisura me leje nga shteti kanë bërë në basenin e lumit të Shkumbinit për ndërtimin e segmentit të ri Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka marrë si vendim ndërtimin e një rruge provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit, por nuk ka një afat se kur do të hapet.
Rrëshqitjet e vazhdueshme të dherave jo vetëm që kanë dëmtuar aksin Librazhd-Prrenjas, por dhe segmentin e ri të Korridori VIII, i cili po ndërtohet paralel me aksin aktual, nga kompania ANK. Si pasojë e situatës së rëndë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht për disa vepra penale, mes tyre “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tenderë”, “Shkatërrim i rrugës” dhe “Ndotje e ajrit, ujit apo tokës”.
Lajmi në përditësim...
Komente












Të gjithë thonë ka rrëshqitje toke....a nuk e shikoni që kodrat dhe malet janë çveshur nga pyje sepse dihet që rrënjët e mbajnë tokën të mos reshqasi.... Në këtë botë çtë bësh do të gjesh sepse natyra nuk të fal..... Sigurisht të gjith që kanë kaluar kufirin në Qafthanë ndryshimin nga të dy anët e rrugës ka vetëm pyje me pemë...
Përgjigju