Prej mesditës së të shtunës, qarkullimi në rrugën nacionale Librazhd-Elbasan është bllokuar pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.

Për këtë shkak, shumë banorë të zonës nuk kanë pasur mundësi lëvizjeje me makinë ose autobusë, ndaj janë detyruar të ecin në këmbë 1 orë e gjysmë, për të shkuar në banesën e tyre në Prrenjas.

“Në Prrenjas, në Rrajcë. Çfarë të bëj? Të marr ndonjë makinë të më marrë. Këtë rrugë kemi, çfarë të bëjmë, të rrimë këtu?", tha i moshuari.

"Çfarë të them, jam e sëmurë, jam me një veshkë. Nuk eci dot në këmbë. Kam që nga Librazhdi, 1 orë e gjysmë që eci në këmbë”, u shpreh e moshuara.


Lajmi kryesor:

‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! Trafik kilometrik në rrugën alternative Maliq-Gramsh (VIDEO)