Ish-i përndjekurit politik, aktualisht anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Daut Gumeni dënon mosbindjen civile të opozitës ku këtë të enjte u bllokuan për disa orë akset rrugore kryesore. I ftuar në ‘45 minuta’, Gumeni tha se me këtë sjellje PD dhe organizatorët e tjerë po humbasin edhe votat e të vetëve.
“Kur bllokon rrugët, ti humbet vota edhe nga të tutë. Ku qesh ti? Qesh përballë Gërdecit. Populli ka ndërgjegje. Janë mijëra njerëz që duan të shkojnë në hallet e tyre. Ka ambulanca që duan të kalojnë. Kush je ti që bllokon rrugët? Nëse je i zoti dil me një platformë reale. Ke 5 vjet që bën praktikë. Si mund të ulërasësh të Rruga e Kombit kur ke vjedhur dhe ende s’është përfunduar. Gjysma është bërë dhe gjysma të hedh në humnerë”.
Daut Gumeni, ish i përndjekur politik
Respekte per Z.Daut Gumeni. Realist ne cdo detaj,per fat te keq te Shqipetarve ne Shqiperi nuk erdhi ne pushtet e djathta intelektuale dhe te persekutuarit e vertet politik,por iken nje pale komunista dhe erdhen ca pseudo demokrat qe ishin po te njejtet komunista.
Përgjigju