Bllokimi i rrugëve nga opozita, Skerdjan Dhuli: Protesta e radhës në orar zyrtar! Meçe: Në finale u torturuan një masë e madhe qytetarësh në trafik

Opozita sot bllokoi 6 akse rrugore në vend për 3 orë për aktin e radhës të asaj që PD e quan mosbindje civile. Analistët diskutuan në Repolitix mbi atë çka solli kjo protestë. Skerdjan Dhuli nga PD thekson për Denis Mingën se arsye kryesore e kësaj proteste është arrestimi politik sipas tij i Ervin Salianjit.

'Nëse qëllimi është rrëzimi i qeverisë, asnjë qeveri nuk bie me protesta. Arsyet për protesta janë të pafundme, e para është burgu politik i Ervin Salianjit. I ngjashmi i tij në kontinent është Aleksei Navalny. E dyta pasi Edi Rama ka vrarë jetën parlamentare. Pse përjashton 24 deputetë të opozitës me 40 ditë? Ka shkrirë të drejtën e opozitës për ta kontrolluar. Korrupsionin e bën qeveria në burg shkon Ervin Salianji.'

'Protesta e radhës do jetë në orar zyrtar, të kaloj në kolaps total.'

Arben Meçe nuk shikon ndonjë rezultat në finale të kësaj proteste përveçse shumë qytetarë nga ana tjetër të irrituar me bllokimin e rrugëve.

'Gjithë populli sot u mor me protestën. Sot prisja, të ishin efektet dhe reagimet e shkuarjes në Strasburg. Dy ngjarjet ishin pritja e Belerit, a u takua Rama me Belerin.

Sot e gjithë opozita shqiptare ishte e përgatitur prej kohësh për këtë takim dhe e gjithë vëmendja shkoi tek protesta. Pse nuk e bën protestën një ditë tjetër? Eurodeputetët çfarë panë? Pashë një mbivendosje të protestave të Junior Balliut në këtë Unazën e Madhe. Që u bënë të përditshme dhe çfarë konkluzioni pati? PD në demagogjinë e vet ngrinte në qiell atë protestë ku bllokohej rruga. Çfarë rezultati? Në finale ishte torturimi i një mase të madhe qytetarësh për të liruar rrugën. Sot një masë e madhe qytetarësh që rrinin në pritje dhe ishte një moment kur policia arriti të menaxhonte shmangien dhe çlirimin e trafikut, dhe këta mësuan që ishte një dalje dhe hajde të bllokojmë atë dalje. Çfarë interesi politik ke?'

Avokati Përparim Çaça e shikon si një protestë atipike.

'Protestë atipike. Por nuk është mosbindje civile. Është ekzagjerim. Kërkon masivizim. A është formë më e mirë kjo lloj proteste? Kjo nuk është risi e PD-së kjo lloj proteste. Në 2010 janë djegur goma, bllokuar rrugë. Nuk është hera e parë që ndodh. Nëse numri i atyre që pengon sesa numri i atyre që motivon është jo produktive. Por është thjesht një mënyrë proteste. Ndërsa mosbindje civile është një formë shumë e madhe njerëzish.'

'Nuk besoj se do vazhdohet me këtë lloj proteste. Policia duhet të jetë prezent pasi duhet të garantoj rendin dhe sigurinë. E quaj pozitive. Janë vite drite larg nga protesta Nano ik e vitit 2004.'

Ibsen Elezi thekson se shumë qytetarë nuk i bashkohen këtyre protestave për shkak të lidershipit të PD-së.

'Në këtë formë nëse duan të krijojnë problematike në funksionimin e institucioneve ti blloko paradite Tiranën, do kauzë total? Po të duan të ngrenë problemin. Kjo nuk quhet mosbindje civile. Premisat e tyre ishin masivitet. Nuk ishte masivitet. Sepse ato që njoh unë, e kanë problemin tek Rama. Shumica e atyre që dalin nuk dalin për Salianjin, se i kanë rënë në shkop bejsbolli. Dalin se u është mërzit jeta. Pjesa tjetër refuzojnë, nuk mund të ndjek unë Flamur Nokën. Njerëzve duhet tu flasësh qartë me objektivin. Po tu vësh njerëz që do zëvendësojnë nesër Ramën, të përfshirë në vjedhje votash, janë me problematika. Flamuri mbetet ende shërbëtor oligarkun.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 29/10/2024 22:47

    KETU TEK NE HAJDUTI THERRET KAPENI HAJDUTIN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën