Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ftoi qytetarët t'i bashkohen protestës së opozitës ditën e nesërme për bllokimin e akseve kombëtare për një orë nga 11:00 në 12:00.
 
Basha tha se protesta do të jetë paqësore, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për këtë sakrificë të vogël, siç e quajti ai.
 
"Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re, për të bllokuar trafikun e drogës, krimit, për të siguruar liritë themelore të qytetarëve.
 
Nesër një orë të gjithë bashkë, të vendosur dhe thellësisht paqësorë.

Të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim, që t'i hapim rrugë të mirës, duke larguar dhe mundur drogën, krimin, dhe rikthyer qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme.

Nesër në 11:00 deri në 12:00, për t'i thënë ndal drogës, ndal krimit"
, tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com