Bllokohen 27 makina të
vjedhura...dhe nga Afrika e Jugut

Bllokohen 27 makina të <br />vjedhura...dhe nga Afrika e Jugut
Në Shqipëri vazhdojnë të qarkullojnë makina të vjedhura. Grabiten në Itali, Greqi, Serbi, Poloni deri në Afrikën e Jugut. Kjo rezulton nga operacioni i Policisë së Shtetit, e cila në operacionin “Vjeshtë 2011 II”, bllokoi 27 makina të vjedhura nga disa shtete europiane, por çudia qëndron me makinën e grabitur në Afrikën e Jugut. Po ashtu veprimet e strukturave të policisë janë përqendruar dhe në drejtim të kapjes së personave që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhepër menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në të gjithë aksetrrugore.

Për implementimin me sukses të këtij operacioni, - thihet në komunikatën e policisë - që është shtrirë nëgjithë territorin e vendit, janë angazhuar strukturat e Departamentit
kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të Departamentit
për Sigurinë Publike dhe të Departamentit për Kufirin e Migracionin.

Në sajë të masave të marra dhe vënies në zbatim të këtij Plan Operacioni, gjatë dy ditëve të fundit, nga shërbimet e ngritura në shkallë vendi janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse për rreth 432 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 27 automjete, pasi nga verifikimi në sistemin e Interpolit kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit. Për të gjitha këto raste janë kryer
veprimet procedurale dhe materialet i janë referuar Prokurorisë.

Po në këtë kuadër, janë bllokuar dhe 25 automjete të tjera, të cilat
nga verifikimet e kryera kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë së Shtetit është bërë e mundur të bllokohen dhe 4 armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me intensitet dhe në ditët në vijim
zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të këtij plan operacioni.



27 automjetet që kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit janë
bllokuar gjatë kontrolleve të ushtruara në Qarqet:
- Berat, 7 automjete
- Korçë, 4 automjete
- Elbasan, 4 automjete
- Vlorë, 2 automjete
- Tiranë, 6 automjete
- Shkodër, 2 automjete
- Lezhë, 2 automjete
- Fier, 1 automjet
- Gjirokastër, 1 automjet
-
Automjetet ishin të llojeve :
- Benz Mercedes 6 automjete
- BMV 4 automjete
- Volzvagen 4 automjete
- Audi 2 automjete
- Smart 1 automjet
- Fiat 1 automjet
- Rang rever 1 automjet
- Alfa 1 automjet
- Opel 1 automjet
- Nisan 1 automjet
- 3 automjete të rënda etj.

Nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpol këto automjete kanë
rezultuar të vjedhura kryesisht në Itali, Kroaci, Bullgari, Serbi,
Poloni, Afrikë e Jugut etj. Deklaron Policia e Shtetit

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme