Bllokohen 560 pika lojërash fati
subjekte pa licencë në Aeroport

Bllokohen 560 pika lojërash fati<br />subjekte pa licencë në Aeroport
TIRANE- Operacioni i ndërmarrë nga Ministria e Brendshme për lojërat e fatit mendohet se është dekonspiruar dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm po punon për të identifikuar punonjës policie si “spiunë” të cilët do pezullohen.
Punonjësit e Policisë janë vënë nën kontroll nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi dyshohet se disa dekonspiruar operacionin e ndërmarrë dje nga Policia e Shtetit për lojërat e fatit pa leje. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë SHKB-së, të cilat shpjegojnë se punonjësit e policisë kanë kryer disa telefonata tek pronarë të lokaleve me lojëra fati, duke i paralajmëruar për operacionin që po ndërmerrej nga uniformat blu për të zbuluar e bllokuar biznese, të cilat vepronin pa licencë, ose që kanë shkaktuar evazion fiskal.Nga ana tjetër, është pezulluar me urdhër të ministrit Saimir Tahiri edhe komandanti i postës së policisë të qytetit Studenti.
 
 Operacioni
 Policia e Shtetit ka nisur dje pasdite operacionin më të gjerë, që është zhvilluar ndonjëherë kundër lojërave të fatit dhe pikave të basteve të paligjshme. Në orën 17:00, bazuar në një plan masash të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, rreth 6000 efektiva policie në të gjithë vendin kanë nisur aksionin për bllokimin dhe kontrollin e dokumentacionit për të gjitha pikat e basteve dhe lojërave të fatit. Në operacionin e koduar “Fund marrëzisë” kanë marrë pjesë edhe inspektorët e Drejtorisë së Tatimeve në të gjithë vendin si dhe strukturat e Drejtorisë së Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.

Deri në orën 21:30 nga raportimet e bëra nga Drejtoritë e Policive në Qarqe rezultonte se ishin bllokuar dhe sekuestruar 560 subjekte që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit dhe basteve. Të gjitha subjektet e bllokuara do t’i nënshtrohen verifikimit të imtësishëm të dokumentacionit përkatës lidhur më licencat, detyrimet tatimore dhe zbatimin e rregullave të tjera ligjore mbi të cilat bazohet veprimtaria e tyre. Operacioni “Fund marrëzisë” do të vazhdojë deri në bllokimin dhe kontrollin e pikës më të fundit të basteve dhe lojërave të fatit në vendin tonë. Sipas të dhënave, ka pasur bllokime në zona të ndryshme, ku një pikë lojërash fati është sekuestruar edhe brenda aeroportit “Nënë Tereza”.
 
Dekonspirimi
Në lidhje me operacionin e realizuar dje, burimet nga Ministria e Brendshme bënë të ditur se janë pezulluar nga detyra të paktën tre punonjës policie, të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar me pronarë të pikave të lojërave të fatit, duke i favorizuar, me veprimet ose mosveprimet e tyre. Kurse një i pezulluar tjetër është edhe Arsen Sinomataj, shefi i postës së policisë së Qytetit Studenti, me urdhër, i cili është dhënë gjatë inspektimit që ministri ka bërë në këtë organ policor.

Nga informacione të besueshme mësohet se ai nuk kishte marrë asnjë masë për inspektimin, duke pretenduar se në zonën e tij nuk kishte pika të lojërave të fatit. Por, pas kontrollit kanë rezultuar disa lokale të tilla, kështu që drejtuesit e operacionit kanë urdhëruar bllokimin e tyre dhe pezullimin e shefit të postës së policisë deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
 Ndërkohë, për dy punonjës të tjerë, burimet bënë të ditur se janë marrë nën hetim nga SHKB-ja, pasi dyshohet se kanë telefonuar pronarët e lojërave të fatit, duke i paralajmëruar për aksionin. Sipas hetimeve, aktualisht po verifikohen telefonatat që ata kanë kryer dhe nëse rezultojnë të vërteta, ata mund të procedohen penalisht për shpërdorim detyre.

Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve