ITALI, Bari - Rreth 21 ton mbeturina jo të rrezikshme që ishin drejtuar drejt Shqipërisë, janë ndaluar dhe sekuestruar në portin e Barit, ndërkohë që ishin vendosur në 56 thasë në një kamion të destinuar nga bari drejt Durrësit.

Operacioni u drejtua nga karabinierët e NOE (Nucleo Operativo Evologico per la Tutela dell Ambiente) dhe forcat e policisë, në bashkëpunim me Byronë e Doganave. Arsyeja kryesore e bllokimit të mbeturinave drejt Shqipërisë ishte mungesa e një lejeje për trafikun ndërkufitar të mbeturinave. Cështja është duke u ndjekur nga autoritetet e Barit.