Në projekt-vendimin e Ministrisë së Financave thuhet se botimi i çdo lloj njoftimi, duke përfshirë këtu edhe negocimin pa publikim, me përjashtim të njoftimit të kontratës së nënshkruar, për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzimet kapitale dhe korrente të njësive të qeverisjes së përgjithshme, do të bëhet vetëm më vendim të Këshillit të Ministrave.
Nga ky rregull do të përjashtohen fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve, në ato njësi ku kryhet ky shërbim, prokurimet për blerjet e vogla, ku hyjnë blerjet deri në 10 mijë lekë dhe investimet nga të ardhurat e realizuara nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme. Gjithashtu, do të reduktohen shpenzimet operative 20%, 30% shërbimi i paguar i celularëve për ata që përfitojnë, si dhe do të hiqen pagesat e anëtarëve të bordeve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)