Bllokohen punimet e shtëpisë së re të futbollit

Bllokohen punimet në projektin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e shtëpisë së re të futbollit. Më 15 janar të këtij viti, Kryeministri Rama, së bashku me presidentin e Federatës, Armand Duka, inaguruan nisjen e punimeve për shtëpinë e re të futbollit, një investim në vijim të Parkut Olimpik në Tiranë dhe që do të kushtonte 8 milionë euro, shumë e cila do të paguhej nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku pjesa e shpenzimeve për këtë vit u miratua në Asamblenë e datës 7 shkurt, në votimin për projekt buxhetin e vitit 2018.

Por siç dihet tashmë, Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe për momentin nuk mund të kryhet asnjë shpenzim jashtë nevojave bazike.

Në Federatë, as presidenti dhe as Komiteti Ekzekutiv nuk mund të firmosin për fonde të posaçme, sepse çdo miratim, vendim apo zgjedhjet nga Asambleja nuk janë çertifikuar nga Gjykata.

Punimet në shtëpinë e re të futbollit duhet të kishin nisur. Afati i mbarimit të punimeve ishte për 18 muaj, por me këtë ngërç nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Përveç zyrave të reja të Federatës, një godinë prej 5 kate, do të ndërtohet një mini-stadium me 500 vende, që do të përdoret për Kombëtaren dhe turnetë e ndryshëm të ekipeve kuqezi, një fushë stërvitore me bar artificial, si dhe një qendër rehabilitimi për futbollistët. Projekti është prej kohësh, por punimet nuk dihet se kur do të nisin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja