Bllokohen punimet tek
16-katëshi në mes të Tiranës

Bllokohen punimet tek<br />16-katëshi në mes të Tiranës
TIRANE-  Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit ka bërë pezullimin e punimeve në pallatin 16-katësh ngjitur me ambasadën e Kosovës në kryeqytet. Inspektorati i Ndërtimit, i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, ka rrethuar punimet në pallat, duke pezulluar çdo lloj veprimi.

Sipas policisë, Inspektorati kishte kërkuar dokumentacionin përkates, por firma ndërtuese për më shumë se dy javë nuk e kishte paraqitur. Për këte arsye, Inspektorati i Ndërtimit ka kërkuar pezullimin e ndërtimit. Pallati është ndërtuar tek Blloku, ngjitur me pallatin ku banon në Tiranë shkrimtari Ismail Kadare, i cili, edhe ai, ka protestuar për ndërtimin e shumëkatëshit, thuajse identik me “Sky Tower”.

MINISTRIA: PALLATI U BLLOKUA PASI NUK SOLLI DOKUMENTET
Ndërkaq që Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, bllokimi i këtij ndërtimi është bërë pasi, nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara nga Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor Kombëtar.

Në një njoftim për median, ministria ka bërë të ditur se, “Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar i mbështetur nga Policia e Shtetit ka bërë sot paradite bllokimin e punimeve në një ndërtesë 16-katëshe në rrugën “Donika Kastrioti”, në kryeqytet. Objekti i projektuar për godinë banimi dhe shërbimesh po ndërtohet nga kompania “Teknoprojekt””.

“Bllokimi i punimeve në këtë objekt është bërë pasi kompania ndërtuese nuk ka paraqitur pranë INUK dokumentacionin përkatës, megjithëse i është kërkuar paraprakisht nga Inspektoriati. Në këto kushte INUK dhe Policia e Shtetit kanë bërë bllokimin e punimeve deri në paraqitjen e dokumentacionit përkatës dhe shqyrtimin e tij nga ana e strukturave të INUK”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali