Bllokohen shqiptarët në kufirin Hungari-Serbi

Bllokohen shqiptarët në kufirin Hungari-Serbi
Mbi dhjetë autobusë dhe shumë vetura të shqiptarëve nga Kosova, që vijnë kryesisht nga Gjermania janë ndalur në kufirin Hungari-Serbi, në Suboticë, pasi që autoritetet serbe nuk lejojnë hyrjen e tyre për në Serbi.


Sipas dëshmitarëve me të cilët i ka kontaktuar agjensia Kosovapress, policët serbë po kërkojnë disa vërtetime dhe dokumente shtesë vetëm e vetëm për të penguar me çdo kusht hyrjen në territorin serb. Mësohet se ka mbi dhjetë orë që këta udhëtarë janë duke pritur, kurse udhëtarët më të moshuar dhe fëmijët janë të stërlodhur.

Gazmend Buzuku, një nga udhëtarët, i ka thënë agjencisë Kosovapress se janë në pritje nëse do të lejohen të kalojnë përmes Serbisë, ose në të kundërtën do të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet