Bllokohen shqiptarët në veri

Bllokohen shqiptarët në veri
Mbrëmë, në rrugën kryesore në drejtim të fshatit Kelmend, Zhazhë e Boletin, fshatra të banuara nga shqiptarët në veri, janë vënë gurë me të cilët është bllokuar qarkullimi i lirë.

Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë ka thënë se veç ankuesve të këtij rasti, Policia e Kosovës nuk ka takuar persona të dyshuar në vendngjarje, ndërsa gurët janë larguar nga policia me qëllim të lirimit të rrugës.

Sipas tij, marrë parasysh rrethanat e paraqitura në terren, Policia e Kosovës beson se persona të panjohur kanë vendosur pengesa të tilla me paramendim të krijimit të pengesave për ndalje të dhunshme të qarkullimit.

“Policia ka iniciuar hetimet e rastit në bazë ligjit mbi rend dhe qetësi publike, për vepër të jashtëligjshme ‘krijim të rrethanave të rrezikshme’”, ka thënë Hoti. 

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore