Bllokohet 16-katëshi, firma
nuk paraqiti dokumentet

Bllokohet 16-katëshi, firma<br />nuk paraqiti dokumentet
TIRANE- Pallati 16-katësh, i cili po ngrihet në qendër të Tiranës, ngjitur me “Sky Tower” dhe rezidencën e ambasadës zvicerane, është bllokuar mëngjesin e djeshëm nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i mbështetur edhe nga policia e shtetit. 
 
Dje në mëngjes, inspektorët e ndërtimit, të mbështetur nga policia e shtetit kanë rrethuar me shirita dhe pezulluar punimet e pallatit 16-katësh që ndodhet në qendër të Tiranës. Arsyeja? Firma e ndërtimit, nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar që prej 2 muajsh, nëse kishte apo jo leje për objektin që po ngrinte.

Mëngjesi i djeshëm ishte ishte afati i fundit për të dorëzuar dosjen përkatëse, gjë që “Teknoprojekt”, firma e cila po ndërton këtë pallat, nuk e ka bërë. Në këtë situatë,  Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka pezulluar çdo lloj veprimi të mëtejshem, duke ndërmarrë edhe rrethimin e zonës dhe pezullimin e punimeve në objekt. "Teknoprojekt", firma që e zotëron objektin, jo vetëm që nuk ka paraqitur dokumentacionin, por as ka kundështuar asnjë veprim të policisë gjatë së martës në mëngjes, kur po ndërmerrej edhe pezullimi.

Për këtë arsye, Inspektorati i Ndërtimit i ka lënë edhe një afat tjetër për dorëzimin e dokumentacionit, por këtë rradhë pa hequr urdhrin e pezullimit.

Sipas policisë nuk do të ketë procedim penal në rastin konkret, kjo për faktin se i është lënë firmës së ndërtimit të ngrejë pretendimet e saj për dokumentacionin që disponon. Ky objekt ka qenë shpesh në qendër të kritikave, edhe për faktin se shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili banon te “Sky Tower”, është ankuar se 16-katëshi i zë pamjen e dritares dhe i bllokon tërësisht pamjen e malit të Dajtit.     

INUK
Ministria e Brendshme ka sqaruar menjëherë arsyet e këtij aksioni. “Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar i mbështetur nga Policia e Shtetit ka bërë sot (dje) paradite bllokimin e punimeve në një ndërtesë 16-katëshe në rrugën “Donika Kastrioti”, në kryeqytet. Objekti i projektuar për godinë banimi dhe shërbimesh po ndërtohet nga kompania “Teknoprojekt”. Bllokimi i punimeve në këtë objekt është bërë pasi kompania ndërtuese nuk ka paraqitur pranë INUK dokumentacionin përkatës, megjithëse i është kërkuar paraprakisht nga Inspektoriati. Në këto kushte INUK dhe Policia e Shtetit kanë bërë bllokimin e punimeve deri në paraqitjen e dokumentacionit përkatës dhe shqyrtimin e tij nga ana e strukturave të INUK”, - ka qenë ky njoftimi zyrtar i mbërritur nga Ministria e Brendshme.

KONFLIKTI
A1 Report ngriti shqetësimin e banorëve

 
Ndërtimi i pallatit 16-katësh në qendër të kryeqytetit në një zonë urbane ku largësia ndërmjet objekteve të tjera, si Pallati Sky Tower, Ambasada Zviceriane, e dis objekte të tjera është vetëm në pak metra ka sjell shqetësimet e banorëve të cilëve i bllokohet krejtësisht fushpamja në banesat e tyre. Pas pezullimit të objektit disa vite me rradhë, pronarët apeluan vendimin deri në Strazburg ku nga kjo gjykatë fituan të drejtën, pasi kjo gjykatë e vlersoi në shkelje me ligjet shqiptare pezullimin e këtij objekti. Vendimi u shërbeu pronarëve të rifillojnë ndërtimin, ku vetëm në pak muaj objekti ka shkuar në katin e 10-të duke bllokuar thuajse tërësisht pamjen e apartamenteve me shikim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit.”
A1Report ka mësuar se një nga banorët, të cilët prej kohësh ka ngritur shqetësimin për ndërtimin e këtij objekti është edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili banon në katin e 9-të në pallatin “Sky Tower”. Nga tabela informuese objekti do të ndërtohet në 16-kate ndërsa pak kohë më parë dhe Ambasada e Zvicrës ngriti shqetësimin për ndërtimin e këtij objekti kaq pranë ambasadës!


Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali