“Investimet janë kot, kur Rubiku është në izolim”, me këto pankarta kanë dalë në protestë këtë të diel banorët pasi kërkojnë hapjen e rrugës për hyrje në anën veriore të qytetit dhe të lidhet me rrugën e Kombit. Ata u mblodhen në rrugen e Kombit, duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen.
Bllokimi i hyrjes në anen veriore të Rubikut që i lidh me rrugën e Kombit ju ka rritur kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset thonë banorët. Gjithashtu thonë se janë ankuar në institucionet përgjegjëse, por nuk është marrë asnjë veprim, ndaj kanë vendosur të protestojnë.
Protestës së banorëve i është bashkuar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli. Sipas tyre, rruga ka qenë ekzistuese dhe para ndërtimit të rrugës së Kombit dhe kërkojnë të jetë si më parë. Një prej banorëve u shpreh se qyteti është në rrezik dhe kërkon që t’i jepet dritë jeshile që të bëjnë një jetë ndryshe.
“Nëse kjo rrugë hyrje-dalje e Rubikut në këtë veri që jemi ne, duhet të jetë e hapur se cdo gjë vdes në Rubik. Një Rubiku të vogël nu ki japin një xhep. Kam një mik nga Prizreni, nuk vjen ta bëjë një punë tek unë. Kam një mik nga Fushë-Arrëzi, as ai nuk vjen me u fut këtu. Kam një mik me autobus të Rrëshenit që futet me hile. Nëse duhet të zbatohet ligji, t’i hapet një rrugë jeshile Rubikut që të jetojë se është në pikë të hallit”, tha banori nga protesta.
Banorët kërkojnë hapjen e degëzimit, pasi në të lundert reagimi i tyre do të përshkallëzohet. Perballë mos reagimit te institucioneve përgjegjës vendore, po përgatisin nje peticion që do ju dërgohet institucioneve qendrore.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2956
Lajme të tjera
-
Punonjësit e portit te Shëngjinit sërish në protestë! Nuk janë paguar prej 3 muajsh, kërkojnë zgjidhje të problematikës
24 Mars, 11:02
-
Harrohet kriza energjetike, ndriçuesit e rrugës në Milot ndezur edhe ditën (VIDEO)
23 Mars, 12:39
-
Shëngjini turistik i lënë pas dore, s’ka investime në rrugë e kanalizime! Banorët: Problem prej 40 vitesh
22 Mars, 17:34
-
Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë
21 Mars, 10:52
-
Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 3 muaj pa marrë pagat! Do të bllokojmë punën nëse nuk do të marrim paratë (VIDEO)
21 Mars, 09:28
-
E rëndë/ E zë poshtë kamioni që po rregullonte, ndërron jetë mekaniku në Kurbin
20 Mars, 18:16
-
Ishin duke shkuar për në Kishën e Laçit, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe bie përmbys në përrua! Shpëtojnë mrekullisht dy të rejat (FOTO)
20 Mars, 11:41
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejton meshën e shenjtë në Rrëshen: Të kontribuojmë për përmirësim në shoqërinë shqiptare
19 Mars, 18:17
-
‘Thahet’ për ujë lagja ‘Demokracia’ në Mamurras, banorët: Jemi harruar nga shteti, detyrohemi ta blejmë çdo ditë
18 Mars, 18:53
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, plagoset një grua (VIDEO)
18 Mars, 18:15
-
Babai afgan dhunon vajzën e mitur në Shëngjin, shoqërohet nga policia
17 Mars, 09:29