TIRANE - Një defekt i rëndë në nënstacionin elektrik të qytetit të Bajram Currit ka lënë dje në errësirë të gjitha komunat dhe një pjesë të qytetit të Bajram Currit. "Defekti është i rëndë në fidrat 10 kv të nënstacionit të vjetër. Defekti ka ndodhur në mëngjes duke shkaktuar lënien në errësirë të komunave dhe të një pjese të qytetit të Bajram Currit", tha Agron Hysenaj, përgjegjës i një grupi që është angazhuar për eliminimin e defektit.
Nënstacioni i vjetër elektrik, i ndërtuar në fillim të viteve ’70, është mjaft i amortizuar, gjë që shkakton dhe defekte të shpeshta. Kjo është arsyeja që prej 3 vjetësh ka përfunduar ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik me një kosto prej 3 milionë eurosh. Por, për shkaqe ende të pakuptueshme, nënstacioni i ri elektrik ende nuk është vënë në punë plotësisht.
Kjo situatë është absurde, por le të kuptohet se CEZ nuk ka patur fonde të mjaftueshme për të përfunduar investimin e filluar, e kuptueshme kjo në një zonë ku shlyerjet e faturave janë rreth 2 për qind e totalit. Kjo nuk mundëson në vite kryerjen e shpenzimeve të domosdoshme për modernizimin e infrastrukturës së shpërndarjes.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com