Edicioni 2013-14 duket se nuk po fillon në mënyrën më të mirë për futbollin shqiptar, pasi problemet vazhdojnë që të jenë më aktuale se kurrë.
Për ironi të fatit problemi i radhës është në zemër të kryeqytetit duke treguar se është shqetësim tejet serioz. Kështu, presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e bashkisë, Xhelal Mziu se ka bllokuar zhvillimin e ndeshjeve në stadium.
“Më shumë mund dhe sakrifica kemi arritur deri në Superligë, tani jemi sërish në momente të vështira, por në asnjë moment nuk e kemi ndalur punën tonë për këtë ekip. Ndërkohë që nga Bashkia dhe pikërisht kryetari Xhelal Mziu, kemi hasur pengesa.
Qytetarët kamzalinj paguajnë taksa dhe Xhelali i len jashtë stadiumit, ose i detyron që të udhëtojnë në një qytet tjetër për të parë skuadrën ë zëmrës.
Ky mund të jetë një rast paradoksal dhe unikal në botë.
Edhe sot 31.08.2013 e kemi sërish derën e mbyllur për të luajtur ndeshjen ë parë të kampionatit.
Na ka ngelur vetëm ti luajmë ndeshjet në oborrin ë Bashkisë së Kamzës, pasi fushën na ë zunë "gjermanët" përfundon deklaratën e tij për mediet Qarri. Sot në orën 17:00 është përcaktuar zhvillimi i ndeshjes së Kamzës përballë Luftëtarit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com