FIER - Karvanit të makinave në të cilën udhëtonin edhe zyrtarë shteti për të shpërndarë ndihma për të prekurit nga përmbytjet në jug të vendit i është bllokuar rruga nga disa të rinj në fshatin Ferras të Fierit rreth orës 16:00 të së dielës.
Mes makinave të bllokuara, ishte dhe ajo e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, si dhe e shefit të Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prençi, të cilat u ndaluan për disa çaste të kryejnë misionin në ndihmë një familjeje me tre vajza të vogla të cilat kishin mbetur pa ushqim. Ndaj tyre janë përdorur fjalë fyese, ndërsa në kor thërrasin “Turp, turp”.
Video e këtij incidenti u shpërnda fillimisht nga deputetja demokrate Jozefina Topalli, e cila njoftoi përmes rrjetit social Facebook se “Veliaj dhe Prençi priten me protesta në Ferras”.
Në një lidhje telefonike për A1 Report, ministri Veliaj akuzoi se pas këtij incidenti fshihet Partia Demokratike, e cila sipas tij përdori të rinjtë e FRPD-së. Një grup të rinjsh të këtij forumi ndodheshin në fshatrat e jugut për të shpërndarë ndihma ndaj të prekurve nga përmbytjet. Për ministrin Veliaj kontributi i Partisë Demokratike është për tu vlerësuar, por “jo ajo që bëri me incidentin me të rinjtë”.
Policia e Fierit shoqëroi 4 prej të rinjve mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët u evidentuan në video, ndërsa pas disa orësh u lanë të lirë. Burime nga policia thanë se ata u morën në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa rreth 50 mbështetës të PD-së në qytetin e Fierit rrethuan komisariatin duke kërkuar lirimin e tyre.
Ndërsa në një deklaratë nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani e cilësoi shoqërimin e 4 të rinjve të Forumit Rinor të PD-së si të papranueshëm nga Policia e Shtetit, ndërsa akuzoi se erdhi me “porosi nga qeveria”.
4 të rinjtë e përfshirë në ngjarje janë Fatjon Bathorja, Zekri Picari, Gentjan Gjonaj dhe Esard Mulaj.
Video ku tregohet bllokimi i makinës qeveritare
Ora 21:00 Veliaj: Po shkonim të ndihmonim 3 vajza me gjyshen e saj
Pjesë e autokolonës ka qenë edhe makina e ministrit Veliaj i cili në një lidhje telefonike për A1 Report sqaron se ishin nisur për t'i shkuar në ndihmë një familjeje me tre vajza të vogla të cilat kishin mbetur të rrethuara nga uji dhe pa ushqim.
“Ka qenë një autokolonë ushqimesh dhe po udhëtonim drejt një familjeje për t’i dërguar tre vajzave të vogla ushqime. E para ishte makina e Shemsi Premçit, e imja ishte e dyta dhe pastaj një autokolonë me ndihmat që kishim nisur për vajzat. Ne kishim plan të inspektonim shkollat pasi nga nesër do të nisë normalisht shkolla por dispeçeria e shtabit të emergjencave kishte marrë një thirrje nga gjyshja e tre vajzave në Ferras për vajzat që mbetën të bllokuara. Kur morëm informacionin ishim afër dhe kishte një thirrje të ngjashme nga një bari i cili kishte mbetur i bllokuar. Premçi propozoi të shkonim vetë meqë ishim afër. Udhëtuam pa badigardë dhe ishim me makina civile siç edhe mund ta keni parë nga videot e publikuara. U pikasëm nga grupi i ardhur nga Tirana, dhe fillimisht më erdhi mirë kur dëgjova që edhe PD po kontribuonte, por jo për atë që bëri me incidentin e të rinjve. E kuptuam që nuk ishin banorë të zonës se nuk kishin pikë balte në rroba dhe ishte jologjike që banorët të refuzonin ndihmën e dhënë nga shteti. Adela e vogël gjithsesi i mori ushqimet dhe të gjitha ndihmat që ishin për të, tashmë ajo ka ushqime dhe çdo gjë që i nevojitet.”- tha Veliaj.
Ora 21:00 Veliaj: Reagimi i Topallit i tmerrshëm, videoja e saj lehtësoi identifikimin
“Ishte i tmerrshëm reagimi i Topallit që e shiti videon si një fitore të madhe dhe më vjen keq që në këtë situatë ku të rinjtë e PD patën mundësinë të tregonin solidaritet treguan të kundërtën.”- tha Veliaj
I pyetur nëse kanë komunikuar apo jo me protestuesit, Veliaj tha se ishte një lum të sharash dhe kuptuam që nuk ia vlente një sqarim sepse ishte një grup i parapërgatitur me celularët nëpër duar dhe gati për tua nisur fotot selisë së PD. “Qeveria është e njerëzve. Më vjen keq që të rinjtë përdoren kështu. PD e botoi si arritje që u bllokua karvani që do ti dërgonte ndihmë tre vajzave të cilat sot i kanë ushqimet. Nesër do të jemi në Fier, sepse sot e ka nisur kryeministri fushatën e ndihmës në Vlorë, dhe nesër do jetë sërish në Fier dhe do kemi sërish një ditë të suksesshme. Sot u lajmërua edhe për një emergjencë në Darzezë.
Përsa i përket akuzës së Ristanit, Veliaj tha: Ndryshe nga Ristani ne nuk udhëtojmë me eskortë sepse nuk i kemi frikë qytetarët tanë. Denoncimin sipas Veliajt e bënë vetë të rinjtë sepse kanë filmuar njëri-tjetrin dhe denoncimin e parë fare ia ka bërë Jozefina Topalli pasi e ka publikuar. Të paktën për një gjë ne bashkëpunuam me PD sepse ajo publikoi videon dhe bëri të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të shëmtuar.
Ora 20:08 Ristani:Shoqërimi akt brutal, zbatim i porosisë politike
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një deklaratë për mediat e ka cilësuar shoqërimin e 4 të rinjve të Forumit Rinor të PD-së si një akt brutal dhe të papranueshëm të Policisë së Shtetit. Sipas tij ky shoqërim është zbatimi i një porosie politike të qeverisë, e cila dështoi të hynte në zonat e dëmtuara rëndë nga përmbytjet, për shkak të refuzimit përbuzës dhe revoltës së banorëve.
"Katër të rinjtë ishin sot pjesë e një aktiviteti fisnik, në shpërndarjen e ndihmave në ato familje ku ende nuk kishte trokitur asnjë përfaqësues i qeverisë. Ndalimi i tyre është shenjë e qartë se qeveria, jo vetëm ka braktisur plotësisht qytetarët në ditën e fatkeqësisë së tyre më të madhe natyrore, por po bën gjithcka për të penguar edhe opozitën, qytetarët, dhe shoqërinë civile, t’u gjendet atyre pranë."- tha Ristani
/Shqiptarja.com

VIDEO