TIRANE- "Nuk është e drejtë. Situata të tilla nuk duhet të ndodhin mes dy vendeve, presim që çështja të zgjidhet”- ky është reagimi i ambasadorit të Kosovës në Tiranë Eduard Selimi në lidhje me bllokimin e miellit të ardhur nga Kosova në pikën doganore të Morinës.
Mbi 74 ton miell u bllokuan dje në pikën e kalimit kufitar në Kukës, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i këtij qyteti. Sipas AKU-së ngarkesa nuk është e shoqëruar nga certifikata, e cila saktëson përmbajtjen e saktë të aflatoksinës. Ndërkohë që në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kukës, Has e Tropojë ekspertë të AKU nuk lejojnë futjen e asnjë produkti bimor apo shtazor, që nuk është I pajisur me certefikatën e duhur, përvec dokumentacioneve të tjera.
Ambasadori Selimi tha se është kontaktuar me ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje. “Është hera e parë që kompanisë i kërkohet një çertifikatë e aflatoksinës."
Dy kamionët e mëdhenj, brenda të cilëve janë 74 ton miell që vinin nga një fabrikë e prodhimit të miellit kosovare, tashmë janë të bllokuara në terminalin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Ndërsa sipas AKU-së , kjo është bërë për çështje procedurash, pasi mielli nuk ka qenë i shoqëruar me analizat e aflatoksinës.
Urdhëri i nxjerrë ditët e fundit nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, ndalon hyrjen në Republikën e Shqipërisë të të gjitha produkteve miell, niseshte, ushqim për kafshët e blegtorinë që nuk janë të shoqëruar nga flete analizën e aflatoksinës. Në urdhërin e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë thuhet se “Ndalimin e importit të produkteve të cilat janë të pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analizë për aflatoksinat si dhe të lejohën për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksine në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010”.
Bilbil Myftari, drejtori i AKU tha dje se për një procedurë të tillë, që është iniciuar nga Ministria e Bujqësisë, janë njoftuar të gjitha subjektet që merren me prodhimin dhe tregtimin e miellit.
Në doganën e Morinit gjatë mesditës së djeshme është bllokuar edhe një tjetër kamion me më shumë se 60 ton miell pasi edhe ai nuk dispononte dokumentacionin e duhur. Megjithatë, drejtuesit e AKU bëjnë të ditur se kampione të këtyre sasive të bllokuara janë marrë dhe janë dërguar në laboratoret e specializuara të cilët saktësojnë nësë është në norma të lejuara apo jo, aflatoksina.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com