Njëra korsi e rrugës Gjirokastër – Tepelenë është bllokuar dhe asnjë automjet nuk qarkullon dot në të, pasi dhjetra metër kub dhera e gurë kanë rënë nga skarpatat anësore të rrugës për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë në këtë rajon.
 
Sipas të dhënave, problemet më të mëdha në qarkullim kanë qenë në kilometrin e 20-të pranë “Uji të Ftohtë”.

Për të mbajtur situata në nën kontroll dhe parandaluar ndonjë ngjarje aksidentale, policia rrugore ka ngritur patrulla, të cilat monitorojnë trafikun i cili aktualisht bëhet vetëm me një korsi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)