Policia Bashkiake ka bllokuar ngritjen e panairit lëvizës së lodrave për fëmijë, edhe pse është marrë leje nga Ministria e Ekonomisë. INUV dhe policia bashkiake thonë se nuk është marrë leje në Bashkinë e Tiranës për këtë panair që do zhvillohej nga data 1 deri në 30 mars.
 
Por Presidenti i Shoqatës së Lodrave për fëmijë, Bashkim Calliku ka thënë se Bashkisë së Tiranës i është kërkuar leje deri më 22 janar. Gjithashtu sipas tij Bashkia e Tiranës s’ka kthyer përgjigje për këtë kërkesë.

“Nëse s’merr përgjigje do të thotë miratim. I është kërkuar leje Bashkisë së Tiranës. Do organizohej për festat e 7-8 marsit dhe për 14 mars. Kjo është tokë private dhe leja mund të merrej lehtë nga bashkia. Ne po e pezullojmë aktivitetin, por jo më dhunë, kanë ardhur si banditë e po i marrin. Bashkia nuk ka dhënë përgjigje as po as jo. Ligji thotë se leje të tilla jepen për çdo biznes, që më tepër kur ky është në bashkëpunim dhe me institucionet shtetërore. Ne menduam se heshtja do të thotë miratim. I kam bërë disa mesazhe zotit Basha nuk përgjgijet, i kam vajtur dhe te dera e Bashkisë e më ka thënë se nuk kam kohë", deklaroi Calliku. Pavarësisht këtij pretendimi nga ana e Bashkim Callikut INUV dhe policia bashkiake kanë hequr lodrat e vendosura të rruga e Kavajës. 

Nga ana tjetër dhe banorë të zonës janë shprehur kundër këtij parku, pasi sipas tyre ata lodrat krijojnë shumë zhurmë dhe nuk i lënë të qetë. 

"Shpëtuam nga lodrat me rastin e vizitës së Papës, tani po i rikthejnë. Ne nuk pranojmë rikthimin e këndit të lodrave. Ka pasur zhurma në çdo orar nga këndi lodrave të mëparshme, ishin shqetësuese. Ne ishim 40 familje që i dërguam peticion kryetarit të Bashkisë, Lulzim Bashës që t'i hiqte", deklaroi një banor. 


makinat


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)