Prej tre ditësh në vendin tonë nuk funksionon transporti hekurudhor, shkak është bërë mungesa e karburantit i nevojshëm pë lëvizjen e trenave. Nga dita e premte as trenat e udhëtarëve e as ata të mallrave nuk kanë mundur të lëvizin duke paralelizuar kështu punën.

Kjo situatë ka ardhur për shkak se hekurudha nuk ka shlyer borxhin ndaj kompanisë që e furnizonte me naftë.