Një zjarr që ka përfshirë sipërfaqe me barishte në fshatin Koxhas të Fushë-Shijakur, duke detyruar autoritetet të angazhojnë pesë mjete zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për objekte të rrezikuara, por ngjarja shkaktoi përkohësisht probleme të mëdha në qarkullimin rrugor në autostradën Durrës–Tiranë, duke krijuar radhë kilometrike. Flakët, të favorizuara nga era, përhapën sasi të madhe tymi, të cilat ulën ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, por tashmë situata është normalizuar.
lajm në përditësim...
Komente








