Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e djeshme, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Gjatë orëve të fundit, vatra e flakëve është spostuar në anën jugore të malit, përgjatë pjesës mbi rrugën kryesore ne lagjen “Sake”.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencave civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Sipas të dhënave nga terreni, aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik për zonën e banuar, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.
lajm në përditësim...
Komente








Ambjent-haleiste shqiptare ku jeni? Shqiperia nuk eshte vetem Zvernec, edhe edhe Shengjin. Tani eshte koha per ta treguar tamam veten
Përgjigju