Rrëshqitjet e dherave në segmentin rrugor Krumë-Qafë Prush kanë bërë që rruga të bllokohet dhe policia të mos lejojë qarkullimin e automjeteve për shkaqe sigurie.
Në trasenë e rrugës kanë rënë dhjetra metër kub gurë e dhera që e kanë bllokuar tërësisht atë.
Për pastrimin e rrugës nuk mund të ndërhyjë askush, pasi mirëmbajtja e saj ende nuk është tenderuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Bllokimi i rrugës pritet që të ndikojë negativisht tek komunikimi i banorëve të zonës së Hasit me Gjakovën, pasi kjo rrugë e lidh Krumën me Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Prushit dhe më tej me Kosovën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com