Sistemi kompjuterik përmes të cilit përpunohen dokumentacionet e të gjithë personave që hyjnë apo dalin nga Pika Kufitare e Kakavijës ka pësuar defekt, duke sjellë krijimin e radhëve të automjeteve në këtë pikë kufitare.

Defekti ka ndodhur në serverat e palës shqiptare, ndërkohë që radha e automjeteve që është krijuar në doganë ka arritur në 2 kilometra.

Në rradhët e krijuara janë në pritje për të përpunuar dokumentacionin qindra persona me 400 automjete të cilat janë në pritje për të kaluar doganën.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)