Pasi PD bllokoi foltoren, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën plenare. Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.

“Nuk e votojmë amnistinë. S’kemi asgjë tjetër në rend përveç kërkesave të protestuesve. Rendi i ditës janë kërkesat e protestuesve”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Amnistia penale sot në Kuvend, do lirohen 466 të dënuar! PD: Nuk e votojmë, Arjan Ndoja iu del kundër, propozon të përfitojnë edhe subjektet e GJKKO