Protestuesit e arrestuar të martën dalin sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama.
Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare. Ata u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe lëvizjen e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.
Protestuesit u shoqëruan kur policia po i zhvendoste për të liruar hyrje-daljet dhe ata u ulën në rrugë duke goditur e shtyrë efektivët. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento