Tiranë- Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 16 persona. Blutë informojnë se gjatë protestës të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ata kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Protestuesit nuk e kanë liruar rrugën pavërisht thirrjeve të policisë me megafon, thuhet në njoftim.
"Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 16 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.
Nga 16 masat administrative, 14 janë vendosur ndaj shtetasve të shoqëruar, ndërsa 2 të tjera janë vendosur bazuar në identifikimin e shtetasve nga pamjet filmike. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë", njoftoi sot policia.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për dy të mitur. Këta të fundit të maskuar dyshohen se kanë kryer veprime kundër ligjit.
"Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi më datë 02.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga studentët, dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme", thuhet më tej në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Diktatori i vogel tani nuk lejon as protestat e paralajmeruara, eshte bezdisur
Përgjigju -
Populli do rend e qetësi prandaj policia duhet të zbatoi ligjin,dalim nga puna dhe mbetëm rrugëve me fëmijë të vegjël.... Nuk mund të tolerohet ndaj hajdutëve me kapuçon të zi.
Përgjigju-
Po po, vetem ne vende te korruptuara dhe komuniste nuk lejohen protestat, e pastaj doni ju mu fut ne BE. Shqiperia nuk ploteson as 0.1% kritereve me u fut ne BE.
-





Komente
Komento