MIRDITË- Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai po tentonte që të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës dhe i është komunikuar urdhër-arresti, i lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit. Nikolli është lënë i lirë pas disa orësh pasi ka dhënë dëshminë e tij në polici. Nikolli tha se “nuk ka qenë fare pjesë e protestës për rritjen e çmimeve organizuar në Mirditë”, ndërsa shtoi se do të “padisë policinë për ndalimin e tij”.
Por Nikolli është habitur, pasi thotë se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë. Në një intervistë për Report Tv, ku tha se po flet nga furgoni i policisë, Nikolli u shpreh se ndalimi ka ndodhur për arsye politike, pasi ai është edhe sekeratar i degës së PD-së në Rubik. Mbi Nikollin, sipas komunikimit që i ka bërë policia rendojnë 4 akuza.
'Është e qëllimshme, nga punonjësit e policisë, pasi unë nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. Jam njëkohësisht edhe sekretar i degës së PD-së në Rubik dhe kjo mendoj se është me sfond politik. Megjithëse nuk kam qenë, mendoj se protesta ka qenë shumë e drejtë.’- tha Nikolli.
Për ndalimin e Nikollës ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të Kol Nikollit. Pasditen e 9 marsit, banorët e Mirditës bllokuan për rreth në orë Rrugën e Kombit duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës, por edhe ushqimeve dhe produkteve të shportës.
Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës, është lënë i lirë pas dëshmisë së tij në polici. Ai u arrestua paraditen e sotme në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Nikolli ishte shpallur në kërkim kombëtar për protestën kundër rritjes së çmimeve.
Nikolli akuzohej se kishte bllokuar rrugën e Kombit, ndërsa në polici Nikolli tha se “nuk ka qenë fare pjesë e protestës për rritjen e çmimeve organizuar në Mirditë”, ndërsa shtoi se do të “padisë policinë për ndalimin e tij”.
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, kërkon lirimin e kryetarit të të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli i cili u ndalua sot në pikën kufitare të Hanit të Hotit, sepse ndaj tij kishte një urdhër arresti. Sipas Alibeajt, autoritetet shtetërore duhet t’i kërkojnë falje publike kryetarit të të përndjekurve.
“Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë. Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve.
Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave. PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike”, shkruan kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj.
Kol Nikolli, kryetar i ish-të Përndjekurve në Mirditë, është ndaluar nga policia, pas protestës kundër rritjes së çmimeve ku u bllokua Rruga e Kombit. Nikolli tha në një intervistë për Report Tv, se ai nuk ka qenë fare prezent në protestë, ndërsa thotë se ndalimi është bërë për arsye politike.
‘Po jam në furgon të policisë. Isha nisur për në Itali dhe kur arrita në kufi me ndaluan për arsye të marrjes në protestën e 9 marsit. Unë nuk kam qenë prezent fare në atë protestë. Më thanë se mbi mua rëndojnë 4 akuza, organizimi në protestë, kundërshtim i forcave të rendit, pjesëmarrje në protestë. Unë nuk kam qenë fare prezent në protestë. Unë nuk kam pasur asnjëlloj komunikimi. Është e qëllimshme, nga punonjësit e policisë, pasi unë nuk kam shkelur asnjë lloj rrethane. Nuk kam qenë asnjëherë i ndaluar, pasi nuk e shkel ligjin. Jam njëkohësisht edhe drejtues i degës së PD-së. Me sfond politik. Protesta ka qenë shumë e drejtë.’- tha Nikolli.
Videot dhe fotot nga vendngjarja do t'a vertetojne ke qene,apo s'ke qene dhe mjaft me kete kompleksin e persekutimit politik.Nuk te arreston njeri per bindjet qe ke,e shumta mund te te heqin nga posti i sek.te deges se PD dhe kete mund te t'a beje vete PD ne keto kohe te luftes se brendshme midis perkrahesve te Berishes e Bashes.
Përgjigju