Arrestimi i Kol Nikollit në kufi, reagon Alibeaj: Të lirohet menjëherë kreu i ish- të përndjekurve dhe t'i kërkohet falje

Arrestimi i Kol Nikollit në kufi, reagon Alibeaj: Të lirohet menjëherë kreu i ish- të përndjekurve dhe t'i kërkohet falje

1649511683_1648069642alibeaj800x445.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, kërkon lirimin e kryetarit të të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli i cili u ndalua sot në pikën kufitare të Hanit të Hotit, sepse ndaj tij kishte një urdhër arresti. Sipas Alibeajt, autoritetet shtetërore duhet t’i kërkojnë falje publike kryetarit të të përndjekurve.

“Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë. Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve.

Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave. PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike”, shkruan kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Bllokimi i Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lirohet disa orë pas ndalimit kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Kol Nikolli: S’kam qenë i pranishëm, do padis policinë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë